Luzi: Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime

Futboll

Luzi: Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:43
Luzi: Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime

Dukagjini është mposhtur nga Ballkani me rezultat të thellë 4:1, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Dukagjinit sot ishte nën drejtimin e ndihmëstrajnerit, Artan Luzi, i cili tha: “I uroj fitoren e merituar Ballkanit, ka dominuar në gjithë ndeshjen.

Ne në fazën defensive kemi bërë gabime individuale dhe ekipore.

Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime”, ka thënë Luzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat