Bojku: Të gjithë e dimë forcën e Shkëndijës 

Futboll

Bojku: Të gjithë e dimë forcën e Shkëndijës 

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Bojku: Të gjithë e dimë forcën e Shkëndijës 

Struga Trim – Lum nesër kërkon rezultat të favorshëm ndaj kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijes nga Tetova.

Futbollisti Besmir Bojku beson se janë mirë të përgatitur për këtë sfidë që luhet nesër (14.00) në Tetovë.  

Të gjithë e dimë forcën e Shkëndijës, por edhe ne kemi dëshmuar disa herë se dimë të befasojmë ndaj ekipeve më të mëdha.

Në Tetovë shkojmë për të dhënë më të mirën nga vetja dhe shpresojmë që në fund do të dalim me një rezultat pozitiv.

Pozitiv do të kisha përfshirë këtu edhe një barazim, duke pasur parasysh se Shkëndija në afatin kalimtarë të dimrit është përforcuar me lojtar shumë cilësor.

Mirëpo se çfarë realisht do të ndodh, përgjigjen e saktë do e marrim të dielën”, ka thënë Bojku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat