Nuk ka fitues në ndeshjen mes Villarrealit dhe Real Madridit

Futboll

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Villarrealit dhe Real Madridit

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja interesante e La Ligas spanjolle mes skuadrës së Villarrealit dhe Real Madridit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Real Madridi ka barazuar pa gola si mysafirë i Villarrealit.

Pavarësisht rasteve për gol nga të dy skuadrat, portierët si ai Rulli i Villarrealit dhe Courtois i Real Madridit, kanë arritur në këtë ndeshje të mbajnë portat e tyre të paprekura.

Me pikët e reja, Real Madridi vazhdon të jetë liderë i tabelës me gjithsej 54 pikë, krahas Villarrealit që tani zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 36 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes është 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat