Paçarada asiston në fitoren e madhe të St. Paulit në udhëtim 

Futboll

Paçarada asiston në fitoren e madhe të St. Paulit në udhëtim 

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 22:55
Paçarada asiston në fitoren e madhe të St. Paulit në udhëtim 

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, u kthyen me tri pikë shumë të rëndësishme nga stadiumi Regensburg.

St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj  Regensburg-ut, në një ndeshje të luftuar deri në pikën e fundit. 

Paçarada ka treguar angazhim të pashoq, duke iu dhënë zemër bashkëlojtarëve. 

Ai në minutën e 7-të asistoi për bukuri, ndërsa Amenyido realizoi për 0:1.

Për St. Paulin shënuan Amenyido (7’), Burgstaller (11'-nga penalltia), Kyereh (66') dhe për  Regensburgun Alberts (56') e Otto (73'). 

Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të. Faqja e specializuar për statistika "Sofascore", Paçaradën e ka vlerësuar me notë shumë të mirë, 7.4. 

St. Pauli kryeson me 41 pikë aq sa ka edhe Werderi në pozitën e dytë pas 22 jave në Bundesliga II, ndërsa Regensburg është i nënti me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat