Eriksen: “Çfarë jave! Faleminderit, që më bëtë të ndihem si në shtëpi”

Futboll

Eriksen: “Çfarë jave! Faleminderit, që më bëtë të ndihem si në shtëpi”

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 08:04
Christian Eriksen

Christian Eriksen nuk u aktivizua në ndeshjen e së shtunës për javën e 25-të të Brentford kundër Crystal Palace, e cila u mbyll në barazim 0-0. Por gjithsesi, ai zbriti në fushën e futbollit t’i përshëndeste tifozët, që nuk i kursyen duartrokitjet dhe ovacionet për danezin.

Nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, mesfushori danez Christian Eriksen ka dashur të shprehte ndjenjat në fund të javës së tij të parë te Brentford.

“Kam qenë këtu për më pak se një javë, por çfarë jave ka qenë! Faleminderit të gjithëve që më bëtë të ndihem tashmë si në shtëpinë time”,– janë fjalët e ish-futbollistit të Interit, i cili rrezikoi jetën në verë e kaluar për shkak të një ataku kardiak në fushë.

Christian Eriksen nuk u aktivizua në ndeshjen e së shtunës për javën e 25-të të Brentford kundër Crystal Palace, e cila u mbyll në barazim 0-0.

Por gjithsesi, ai pati rastin, që në pushimin midis pjesëve, të zbriste pas pak kohësh në fushën e futbollit si lojtar i Brentfordit dhe të përshëndeste tifozët, që nuk i kursyen duartrokitjet dhe ovacionet mesfushorin danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat