Berisha i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF

Futboll

Berisha i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:50
Berisha i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili kërkon një mandat të gjashtë.

Nga Dibra, ku u prezantua kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha duket qartë që ka dalë në krah të Dukës.

Teksa i referohet shpërthimit me tritol në banesën e Dukës, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.

“Narko-shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij.

Një njeri që mendon se me dibranë, shkodranë, me korçarë, mund të sillet si të dojë dhe mund të marrë çdo vendim që do marr, sillet si aksioner.

Ai ka marrë në qerre dhe Lul Bravën. Nga Vlora më njoftojnë se kanë ngritur Sheshin e Flamurit, po se ça do bëjë, e di ai. Se sa do të vjedhë në atë shesh, e di ai”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat