Dean Saunders: Ronaldo nuk ka faj

Futboll

Dean Saunders: Ronaldo nuk ka faj

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:25
Dean Saunders: Ronaldo nuk ka faj

Manchester United u ndal në barazimin e dytë radhazi në Premier League, teksa nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1 në Old Trafford ndaj Southampton të Armando Brojës.

Sakaq, një ndër më të kritikuarit në këtë moment në radhët e Djajve të Kuq është Cristiano Ronaldo me portugezin që nuk shënon në kampionat prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo, një nga ata që i ka dalë në krah luzitanit është ish-futbollisti i Liverpool në sezonin ‘91-’92, Dean Saunders i cili thekson se Ronaldo nuk ka faj duke qenë se luan përkrah disa budallenjve, siç i konsideron uellsiani mesfushorët MecTominay dhe Fred.

“Nëse pyesni Ronaldon se kush janë mesfushorët më të këqinj me të cilët ka luajtur, atëherë me siguri që Fred dhe MecTominay nuk janë shumë larg në listën e tij.

Njerëzit po tregojnë gishtin nga Ronaldo, por ai luan përkrah disa budallenjve, disa prej tyre as nuk i afrohen luzitanit. United ka një mbrojtje mesatare dhe në mesfushë duket sikur iu mungon motori. Për mua lojtarët që ka në skuadër nuk janë në standartin e duhur”, u shpreh Saunders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat