Ibrakoviq: Malisheva ka qenë shumë agresive

Futboll

Ibrakoviq: Malisheva ka qenë shumë agresive

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Ibrakoviq

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina është mposhtur me rezultat 2-1 nga skuadra e cila është prezantuar këtë edicion në Superligë, Malisheva.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Abdulah Ibrakoviq, i cili tha se Malisheva ishte shumë agresive.

“Loja ka qenë defensive, Malisheva ka qenë shumë agresive dhe ka ardh deri te kjo që ndodhi sot. Nuk luhet loja me emra por luhet me fitu duelin” – tha trajneri i Prishtinës, përcjell Insporti.

Edhe me ketë humbje, Prishtina po vazhdon te mbetet mbrapa në garën për titull.

Aktualisht, Prishtina rënditet në pozitën e 5’të me 24 pikë, kurse Malisheva rënditet në pozitën e 7’të me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat