Futbollisti shqiptar lë në “hije” Kaliniçin, njeriu i ndeshjes në 111-vjetorin e Hajdukut

Futboll

Futbollisti shqiptar lë në “hije” Kaliniçin, njeriu i ndeshjes në 111-vjetorin e Hajdukut

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:48
Futbollisti shqiptar lë në “hije” Kaliniçin, njeriu i ndeshjes në 111-vjetorin e Hajdukut

Dita e sotme ishte speciale për ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, i cili gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Hajdukut të Splitit, në përballjen ndaj Slaven Belupo që përfundoi me rezultatin 3-1.

Ky gol ishte i veçantë, pasi erdhi në datën e krijimit të klubit të rëndësishëm kroat, Hajduk Split. Si të mos mjaftonte realizimi në minutën e 13-të, pas asistim të Kaliniç, 22-vjeçari shqiptar u zgjodh njeriu i ndeshjes duke lënë në “hije” një emër të madh të futbollit kroat si Nikola Kaliniç, i cili në janar iu bashkua Hajdukut.

Sahiti u aktivizua 70 minuta, teksa paraqitja e tij ishte me të vërtetë mbresëlënëse.

Ai u vlerësua me notën 8 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”. Nga 4 goditje në total, Sahiti dërgoi 3 në portë, ndërkohë që fitoi 7 nga 10 duelet me kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat