Pëllumbi: Kampionatin e kam gjetur pak më mirë

Futboll

Pëllumbi: Kampionatin e kam gjetur pak më mirë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:14
Pëllumbi: Kampionatin e kam gjetur pak më mirë

Lojtari i ndeshjes Kukësi-Kastrioti, Jorgo Pëllumbi ka folur për rikthimin në kampionatin shqiptar dhe përshtatjen e tij te skuadra e Kukësit.

Ai ka theksuar se punon shumë me trajnerin Diego Longo, ndaj edhe nga italiani konsiderohet si shumë i rëndësishëm. Lojtari tha ndër të tjera se ka diferencë mes kampionatit tonë dhe atij kroat, pasi ai atje është më efektiv.

Kampionati: “Kampionatin e kam gjetur pak më mirë seç ishte para se të largohesh dhe ekipin e kam gjetur shumë mirë.”

Filozofia e Longos: “Filozofia ishte që të luanim ne më shumë topin,në fillim ishte pak e vështirë, por më pas u kthyem te ajo që dimë të bëjmë.”

Raporti me Longon: “Trajneri në stërvitje është i rreptë,por jemi stërvitur gjithë kohës.”

Loja me Lulajn: “Gjendja ime nuk është akoma optimale në maksimum, kam akoma për të përmirësuar, pasi kisha kohë pa luajtur në atë pozicion, me Brunon njihem që nga koha kur isha te Skënderbeu, jemi ok.”

Kampionati kroat: “Loja efektive në Kroaci është më e madhe dhe ka pak diferencë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat