Atalantës nuk i mjafton eurogoli i ukrainasit për fitore ndaj Juventusit 

Futboll

Atalantës nuk i mjafton eurogoli i ukrainasit për fitore ndaj Juventusit 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Atalantës nuk i mjafton eurogoli i ukrainasit për fitore ndaj Juventusit 

Futbollisti ukrainas, Ruslan Malinovsky, është shënues për Atalantën, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Juventusin, në ndeshjen që u zhvillua në Bergamo.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, dha atomin e fundit për Atalantën.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 35-të.

Në minutën e 76-të, një skemë mirë e menduar nga Atalanta, tek gjuajtja e lirë, Freuler nuk godet direkt por pason deri të Ruslan Malinovsky i cili gjuan furishëm nga 24-25 metra, duke u futur topi në këndin e djathtë të portierit Szczesny.

Nuk mjafton eurogoli i ukrainasit, Danilo barazon rezultatin pas asistimit të Dybalas në minutën e 90+2.

Juventusi renditet në vend të katërt me 46 pikë dhe Atalanta një pozitë më poshtë me 44 sosh pas 25 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat