Kubo ia ‘vjedh’ golin Muriqit – Mallorca pranë fitores së madhe

Futboll

Kubo ia ‘vjedh’ golin Muriqit – Mallorca pranë fitores së madhe

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 22:52
Mallorca dhe Athletic Bilbao

Sonte ka qenë nata e yllit kosovar Vedat Muriqi në përballjen Mallorca – Athletic Bilbao.

Muriqi ka asistuar dy herë në takimin që Mallorca është duke e fituar me rezultat 3 – 2.

Para pak minutave, Takefusa Kubo shënoi golin e avantazhit, mirëpo mund të thuhet se ia ‘vodhi’ Muriqit.

Kosovari tejkaloi portierin dhe derisa ishte duke dërguar topin në rrjetë, Kubo përfitoi nga rasti.

Rezultati momental është 3 – 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat