Keita në ‘radarin’ e Juventusit

Futboll

Keita në ‘radarin’ e Juventusit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 00:51
Naby Keita

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita është duke u kërkuar nga skuadra e madhe italiane, Juventus.

27-vjeçari nuk ka arritur të tregojë atë që pritej te “Reds” shkaku i lëndimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme.

Sipas “Calciomercato”, Juventus është pranë të kompletojë transferimin e Keitas dhe thuhet se do ofrojë 25 milionë funte kur të rihapet afati kalimtar veror.

Keita ka edhe 17 muaj të mbetur në kontratë, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me klubet si Barcelona dhe Bayern Munich.

Ndërkohë, këtë edicion, Keita ka zhvilluar 18 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre herë dhe dhuruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat