Bekteshi nënshkruan me ekipin norvegjez

Futboll

Bekteshi nënshkruan me ekipin norvegjez

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:23
Bekteshi nënshkruan me ekipin norvegjez

Mbrojtësi nga Kosova, Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re. 

Bekteshi ka nënshkruar me Mjondalen IF Fotball sipas burimeve të Insportit.

Zyrtarizimi i tij është çështje orësh.

Ish-mbrojtësi i FC Prishtinës tashmë është në ambientet e klubit ku sapo ka nënshkruar kontratën me klubin norvegjez.

Bekteshi ishte futbollist i lirë pas largimit nga skuadra kampione e Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mjondalen bënë gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tre herë fitues i Kupës së Norvegjisë.

Bekteshi nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.

Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat