PSG e josh me skenën e madhe

Futboll

PSG e josh me skenën e madhe

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:50
PSG e josh me skenën e madhe

Klubet e mëdha të futbollit mbetet gjithmonë aktive në merkato, për emra të rëndësishëm dhe figura të reja të futbollit.

Nga këta të fundit edhe edhe brazialiani Endrick, talenti i Palmeirasit, që spikati në turneun e telentëve të futbollit brazilian pak kohë më parë. Reali i Madridit, Barcelona dhe jo vetëm i kanë drejtuar “radarët” nga 15-vjeçari, por një tjetër klub i madh ka hedhur një hap konkret.

Drejtuesit e PSG e kanë të ftuarin special në ndeshjen e Championsit kundër Realit, për ta magjepsur me skenën e madhe të “Parc des Princes”.

Një lëvizje strategjike kjo për ta bërë talentin e madhe të futbollit të dashurohet me klubin parizien, ku do të kishte mundësinë për të luajtur krah emrave të mëdhenj (veçanërisht krah bashkatdhetarit të tij, Neymar).

Endrick, në fakt, është me pushime në Evropë me familjen e tij dhe tashmë ka qenë në Madrid. Tashmë është radha e Parisit. Përveç vizitës në Disneyland, sulmuesi i Palmeiras do të jetojë edhe në duelin mes Messit, Mbappe e Neymarit me dhe Benzemanë, Vinicius etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat