Ancelotti: Synimi ynë është për të eliminuar Parisin

Futboll

Ancelotti: Synimi ynë është për të eliminuar Parisin

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 13:17
Ancelotti: Synimi ynë është për të eliminuar Parisin

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër PSG-së sonte në mbrëmje në Paris. Meraku i tij është kapiteni Karim Benzema. Ançeloti shpreson që sulmuesi francez të jetë gati për të zbritur nga minuta e parë në fushë. Në lidhje me ndeshjen, tekniku italian ka qenë i qartë, duke theksuar se do të jenë dy beteja të forta.

"Çdo lojtar kërkon të japë më të mirën për skuadrën që përfaqëson.

Objektivi është një dhe i vetëm, të mundim rivalin në fushë. Se çfarë mendon Mbappe për Parisin kjo është puna e tij.

Por, unë them se ai mendon sikurse Benzema për Realin.

Jam i bindur se në mendjen e tij është vetëm objektivi për të eliminuar Realin. Sikurse yni për të eliminuar Parisin”, thotë Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat