“Frikësohen” madrilenët

Futboll

“Frikësohen” madrilenët

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 12:48
“Frikësohen” madrilenët

Një lajm i bujshëm vjen nga Katalonja për të ardhmen e Kilië Mbape.

Media kalatanase “Sport” raporton se ylli francez po mendon të mos shkojë te Real Madrid dhe agjentët e lojtarit kanë siguruar që ende asgjë nuk është nënshkruar, duke lënë hapur derën për një rinovim të mundshëm me PSG-në, por edhe për klubet e tjera, me Liverpulin në krye.

Arsyeja e këtij vendimi mund të shihet në projektin e Realit, i cili në sytë e Mbapesë rrezikon të jetë edhe një hap pas atij aktual të PSG-së.

Megjithatë, deri më sot, shumë të dhëna e sjellin atë më pranë me klubin mbretëror megjithëse vetë Mbape tha, në fund të ndeshjes së djeshme, se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat