Ronaldo: Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë

Futboll

Ronaldo: Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:54
Ronaldo: Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë

Cristiano Ronaldo është munduar t’ua mbyllë gojën njerëzve që janë duke dyshuar në të, pasi shënoi gol në fitoren e Manchester Unitedit 2:0 kundër Brightonit të martën mbrëma, duke i dhënë fund një ecurie të gjatë pa shënuar.

Ky ishte goli i parë i Ronaldos në vitin 2022, pasi hera e fundit kur e kishte tundur rrjetën e portës ishte në fitoren 3:1 kundër Burnley më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Sulmuesi 37-vjeçar i dha fund pritjes për gol në stil, duke shënuar gol të mrekullueshëm me një goditje jashtë zonës pasi i kishte dribluar disa lojtarë.

Bruno Fernandes e vulosi triumfin e Unitedit me një gol të vonshëm në kohën shtesë.

Është folur shumë se Ronaldo po has në vështirësi kohëve të fundit dhe nëse ai ka të ardhme apo jo në United pas këtij sezoni.

Por portugezi ishte i etur për t’ua kujtuar njerëzve se ai është i përqendruar vetëm në Unitedin dhe nuk ka kohë për të folur.

Ronaldo shkroi në Twitter: “U kthyem në binarë! Askush nuk heq dorë dhe ka vetëm një mënyrë për t’u kthyer në binarë, përmes punës së madhe, punës ekipore dhe serioze”.

“Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë. Forca djajtë e kuq!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat