Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas

Futboll

Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:11
Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas

Performanca e Leo Messit ndaj Real Madridit, në fitoren 1-0 të mbrëmshme, ndezi debat në Francë.

Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas te Paris Saint-Germain. Lojtari më i fortë në botë dje u eklipsua nga shoku i skuadrës, Mbappé.

Fat i madh që ky i fundit shënoi, duke e bërë më pak të hidhur penalltinë e humbur nga 7 herë fituesi i “Topit të Artë”. Emmanuel Petit komentoi për “RMC Sport”: “Mbreti i PSG tashmë është Mbappé, nuk e kuptoj pse Lionel nuk përpiqet të luajë me të.

Kur Neymar hyri në fushë, padyshim që po kërkonte të kombinonte me Messin. Tani udhëheq Mbappé, ndaj i takon atij të vihet në shërbim të Kylian, nëse dëshiron të jetë vendimtar dhe të fitojë zemrat e parizienëve”.

Nga ana tjetër, Nicolas Anelka shtoi mbi këtë debat: “Të gjithë ia kalojnë topin Messit për ta përmirësuar atë, por kjo e ngadalëson lojën e PSG. Ai është numri 9 që luan si 10, tërhiqet për të marrë topat dhe për t’i shpërndarë ato. Skuadra do që Leo të evidentohet, të shkëlqejë. Por, deri kur duhet të jetë kështu?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat