Ambrozini: Interi pësoi gola me situatat e lojës së ndalur

Futboll

Ambrozini: Interi pësoi gola me situatat e lojës së ndalur

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:28
Ambrozini: Interi pësoi gola me situatat e lojës së ndalur

Interi është mundur në shtëpi me shifrat 2:0 nga Liverpooli në Ligën e Kampioneve dhe ky rezultat bën të qartë se kualifikimi i zikaltërve është thuajse i pamundur.

Por skuadra italiane mund të largohet nga fusha me kokën larg për një periudhë të madhe të ndeshjes, dominoi ndaj skuadrës së Klop që është mes favoriteve për fitoren e turneut.

Këtë e pranon edhe ish-kapiteni i Milanit, Masimo Ambrozini. “Ishte një nga ndeshjet më të mira të Interit, edhe pse diskutimi i kualifikimit mund të thuhet se është kompromentuar.

Por nga pikëpamja e paraqitjes, Interi ka vendosur një tullë të rëndësishme sa i përket ndërgjegjësimit të forcës.

Për 75 minuta, Interi ishte të paktën i barabartë me Liverpuoolin, për të mos thënë superior.

Duhet të ketë pak keqardhje për faktin se Interi pësoi gola me situatat e lojës së ndalur”, tha ai pas përfundimit të sfidës në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat