Conte shpreh zhgënjimin e tij me Tottenhamin

Futboll

Conte shpreh zhgënjimin e tij me Tottenhamin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Conte shpreh zhgënjimin e tij me Tottenhamin

Antonio Conte ka shprehur zhgënjimin e tij me Tottenhamin për “dobësimin e skuadrës” në afatin kalimtar të janarit pasi që nuk ka sjell lojtarë me përvojë. “Tani e kam kuptuar vizionin e këtij klubi”.

Ish trajneri i Interit ka folur për Sky Sport Italia dhe intervista e tij e plotë do të transmetohet të enjten në mbrëmje.

Ata kanë publikuar një pjesë të kësaj bisede, në të cilën Conte duket se është tepër i pakënaqur me aktivitetin gjatë afatit kalimtar të janar ku Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur kaluan nga Juventusi për afër 70 milionë euro në Spurs.

Ai është pyetur nëse ka ngjashmëri në mes të këtij Tottenhami dhe sezonit të parë të Contes në Inter.

“Gjithmonë është e vështirë që të bësh krahasime, por nëse me duhet të gjejë ngjashmëri do të ishte mungesa e besimit që është e paevitueshme kur filloni punën në një klub që nuk ka fituar ndonjë gjë për një kohë të gjatë”, tha ai.

“Kam parë disa situata nga jashtë që mund të zhvillohen, por kur futeni brenda, ju filloni të kuptoni gjëra tjera… çfarë ndodhi në janar nuk ishte e lehtë. Ne humbëm katër lojtarë në janar. Katër lojtarë të rëndësishëm të Tottenhamit dhe sollëm vetëm dy”.

“Pra, edhe në aspektin e numrave, në vend që ta forconim skuadrën, ne në letër e dobësuam atë. Bentancur dhe Kulusevski janë ideal për të ardhmen e Tottenham, për shkak se Tottenham kërkon lojtarë të rinj ku ata i zhvillojnë dhe i rrisin, jo lojtarë që janë të gatshëm. Ky është problem”

Conte vazhdimisht ka kërkuar nga Inter, përpara edhe në Juventus, që të sjellin lojtarë që janë gati për të fituar dhe kanë përvojë në fitore.

A do të mundet trajneri italian që të krijojë një urë në mes të Spurs dhe skuadrave tjera të Premier Ligës pa lojtarë të cilët nuk janë tërësisht të formuar?

“Kjo është një problem”, kthen përgjigjën ai. “Ky është vizioni dhe filozofia e klubit. Është e paevitueshme që nëse dëshironi të ngriheni shpejt dhe nëse dëshironi të jeni garues më shpejt juve ju duhen lojtarë që kanë më shumë përvojë, për shkak se ata e rrisin nivelin e përvojës në tërë skuadrën. Por, e ri përsërit, tani e kam kuptuar që ky është vizion i klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat