Skriniar: Ne e kemi dominuar ndeshjen

Futboll

Skriniar: Ne e kemi dominuar ndeshjen

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:02
Skriniar: Ne e kemi dominuar ndeshjen

Milan Skriniar ka bërë një punë fantastike në mbrojtje dhe ishte një ndër më të mirët, por pavarësisht kësaj, Interi nuk ia doli të merrte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, sllovaku deklaroi:

“Ne e kemi dominuar ndeshjen dhe kemi lejuar shumë pak. Me këto minuta u treguam të gjithëve se Interi mund të luajë kundër kujtdo.

Unë mund të them vetëm që jam shumë krenar për paraqitjen tonë dhe për të gjithë shokët e mi. E dimë se ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë, por do të shkojmë për të bërë maksimumin dhe për të luajtur shanset tona, sado të vogla.

Kemi bërë atë që duhet të bënim, por nëse krijon dhe nuk shënon si na ndodhi kundër Real Madridit, atëherë në rastin e parë pëson gol, aq më tepër duke pasur parasysh edhe kundërshtarët që nuk falin”, përfundoi i zhgënjyer mbrojtësi zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat