Aguero tërbohet nga kritikat ndaj Messit

Futboll

Aguero tërbohet nga kritikat ndaj Messit

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Aguero tërbohet nga kritikat ndaj Messit

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, ka sulmuar kritikët e bashkëlojtarit të tij të vjetër ndërkombëtar, Lionel Messi. Skuadra e Mauricio Pochettino mundi 1-0 Real Madridin në ndeshjen e parë të 1/16 së Ligës së Kampionëve, megjithëse Messi u kritikua pasi humbi një penallti dhe u tregua përgjithësisht i paefektshëm në sulm.

Aguero ka mbrojtur Messin dhe ka thënë se mediat franceze e paragjykojnë atë ngaqë është 7 herë fituesi i “Topit të Artë”. Duke folur në kanalin e tij Twitch, Aguero tha: “Leo luajti mirë, ai po thyente linjat. Nuk e them këtë sepse e kam mik, por sepse luajti fort. Ai ishte shumë aktiv.

Në Francë, revistat dhe gazetat mezi presin që ta sulmojnë atë. Kisha planifikuar një intervistë me një revistë franceze, por thashë: Jo, sepse mbështes Leo Messin. Shihemi së shpejti, tani jam i zemëruar”.

Në të vërtetë, “L’Equipe” e vlerësoi Messin me notën 3 nga 10, ndërsa ish-sulmuesi i PSG-së Jerome Rothen shkoi aq larg, sa tha se Messi nuk iu ofron asgjë liderëve të Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat