Ronaldo do të mund të luante në Paris përkrah rivalit të tij më të madh

Futboll

Ronaldo do të mund të luante në Paris përkrah rivalit të tij më të madh

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 13:50
Ronaldo do të mund të luante në Paris përkrah rivalit të tij më të madh

Gjiganti francez është ende i hapur për ta transferuar sulmuesin portugez, i cili do të luante përkrah Messit.

Paris Saint-Germaini nuk ka hequr ende dorë nga Cristiano Ronaldo.

Klubi francez po planifikon ta bëjë një tjetër tentim për yllin portugez gjatë verës që vjen.

Për këtë siguron mediumi “90min”.

Kohëve të fundit po spekulohet se 37 vjeçari do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

E kjo do të ndodhë gjithsesi nëse “Djajtë e Kuq” nuk arrijnë ta sigurojnë një vend në Champions për edicionin tjetër.

Andaj, PSG-ja po mundohet të përfitojë nga rasti dhe ta sjell portugezin në “Parkun e Princave”.

Me këtë rast, Ronaldo do të mund të luante në Paris përkrah rivalit të tij më të madh të karrierës, Lionel Messi.

“CR7” ishte rikthyer në “Teatrin e Ëndrrave” vitin e kaluar pas eksperiencave që i pati në Real Madrid dhe në Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat