Zorc: Paraqitje e turpshme

Futboll

Zorc: Paraqitje e turpshme

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:43
Zorc: Paraqitje e turpshme

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij ndaj ekipit pas humbjes së rëndë 4-2 të pësuar në Europa League kundër Rangers.

“Jam akoma i tronditur, nuk arrij të gjej fjalët! Ka qenë një paraqitje e turpshme nga minuta e parë tek e fundit”, ka thënë Zorc për të përditshmen Sport Bild.

“Një ndeshje kundër një klub me traditë të madhe si Glasgou Rangers, çfarë mund të them më shumë? Skuadra nuk ishte gati për këtë sfidë, ka q enë një ndeshje për të ardhur turp”.

Trajneri Marco Rose rrezikon tani: tifozët, pas disfatës së radhës dhe humbjes së 12-të të sezonit, kanë kërkuar në rrjetet sociale kthimin e Edin Terziq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat