Menaxheri kur u dënua për falsifikim

Futboll

Menaxheri kur u dënua për falsifikim

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:01
Menaxheri kur u dënua për falsifikim

PSG ka marrëdhënie të ngushta me Alain Migliaccio, menaxherin e Zinedine Zidane dhe të futbollistit Amine Gouiri, sulmues i Nices. Emërimit të mundshëm të Zizusë verën e ardhshme trajner i PSG i shtohet, siç thekson “Footmercato”, interesimi e parizienëve për Gouirin. Zidane ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Migliaccio për gati tri dekada.

Migliaccio, i cili ka studiuar për Shkenca Ekonomike në Universitetin e Pau et des Pays de l’Ardour (UPPA), ka bashkëpunuar në të shuarën me emra të tillë si Cantona, Francescoli, Blanc apo Giuly.

Menaxheri francez në vitin 2001 realizoi tranferimin më të shtrenjtë madh në histori deri në atë moment: kalimin e Zidane te Real Madridi për 75 milionë euro.

Marrëdhënia mes Migliaccio dhe Zidane u ka mbijetuar problemeve që menaxheri ka pasur kur u dënua për falsifikim dhe shkelje të besimit në transferimin e Cantonasë nga Marseja. Ai gjithashtu u dënua me pesë vjet burg në Spanjë për mashtrim plus me gjobë, pasi nuk deklaroi të gjitha të ardhurat e tij.

Tani emri i Migliaccios është i lidhur me PSG nga Zidane dhe Gouiri. Sulmuesi, një lojtar i ri i Olimpikut të Lionit po shkëlqen pasi në 27 ndeshje që ka luajtur deri tani në sezonin aktual ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në shtatë raste. Nëse drejtuesit e PSG-së nuk ia dalin të mbajnë Mbappenë, blerja e tij do të mbushte një boshllëk të madh në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat