Roma zhgënjen tifozët, skuqet Mourinho

Futboll

Roma zhgënjen tifozët, skuqet Mourinho

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 19:53
Roma zhgënjen tifozët, skuqet Mourinho

Roma e shmangu humbjen në finish të takimit, duke barazuar me rezultat 2:2 me Veronën në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A. 

Verona u tregua një mace e zezë në 45 minutat e parë, e cila udhëhoqi me rezultat 2:0, duke iu falënderuar golave të Barak (5') e Tameze (20'). 

Në pjesën e dytë këndellet Roma dhe barazon rezultatin me golat e Volpato (65') e Bove (84'). 

Shqiptari Marash Kumbulla u paraqit tërë takimin për Romën.

Në minutën e fundit, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.

Pas javës së 26-të në Serie A, Roma është në pozitën e 7-të me 41 pikë e Verona në të 9-tin me 37.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat