Bentancur zbulon prapaskenën

Futboll

Bentancur zbulon prapaskenën

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Bentancur zbulon prapaskenën

Në shtëpinë e Tottenham-it ka një gëzim të madh pas fitores të arritur në kampionatin anglez kundër Manchester City-t të Pep Guardiola-s.

Në festën e Spurs ka marrë pjesë edhe Rodrigo Bentancur, mesfushor uruguaian, i marrë në merkaton e dimrit nga Juventus-i. Vetë lojtari ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me kalimin e tij në Premier League.

24-vjeçari ka rrëfyer për Sky Sports se ka folur me Luis Suarez dhe Edinson Cavani-n, bashkatdhetarët e tij, për t’u kërkuar disa këshilla para transferimit në futbollin anglez.

“Suarez më ka thënë se do të ishte një lëvizje e madhe për mua dhe se do të më ndihmonte profesionalisht dhe personalisht. Nëse do të më duhej diçka, ishte i gatshëm të më ndihmonte. Edhe Edinson Cavani më ka këshilluar.

“I kam kërkuar  një këshillë edhe pse do të jetë një kundërshtar i yni dhe më ka thënë se është një kampionat spektakolar dhe se do të më kishte dhënë shumë. Të dy kanë thënë se është një kampionat fantastik.

E dija se ishte një hap i madh përpara në karrierën time, kështu që ishte shumë e rëndësishme të merrja informacione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat