Zouma provokohet

Futboll

Zouma provokohet

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:21
Zouma provokohet

As kundërshtarët nuk e kanë lënë të qetë Kurt Zouma, lojtari i West Ham që përfundoi në syrin e ciklonit mediatik pas videos ku shfaqej duke keqtrajtuar macet e tija.

Mbrojtësi është provokuar nga tifozët, por edhe nga kundërshtarët e Neëcastle në ndeshjen e fundit të luajtur dje në Premier League.

Në fakt, nëse shkallët e stadiumit janë parë mace lodër për të kujtuar atë që ka ndodhur, në fushë ka patur provokime akoma më të çuditshme.

Nga sa mësohet, sulmuesi Chris Wood e ka provokuar Zouma gjatë gjithë ndeshjes duke i mjaullirë. Një ‘mjau’ i qartë dhe i vazhdueshëm që e ka shoqëruar francezin gjatë gjithë takimit.

Shokët e skuadrës të Zouma, Craig Dawson mbi të gjithë, kanë provuar ta “mbrojnë” duke iu drejtuar arbitrit, por kjo nuk ka zgjidhur asgjë. Për mbi 90 minuta lojtari ka qenë i detyruar të durojë taktikën e bezdisshme të rivalit. Një c cmim i vogël për t’u paguar për atë që u ka bërë kafshëve të tija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat