Kulusevski: Kam vuajtur shumë në muajt e fundit

Futboll

Kulusevski: Kam vuajtur shumë në muajt e fundit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Kulusevski: Kam vuajtur shumë në muajt e fundit

Tottenham-i ka hedhur pas krahëve tri humbjet radhazi të pësuara në Premier League dhe është kthyer te fitorja falë një rezultati befasues 3:2 kundër Manchester City-t të Pep Guardiola-s.

Një fitore e arritur falë dygolëshit të Harry Kane dhe golit të Dejan Kulusevski. Ish-juventini, i cili është transferuar në Londër në fundin e merkatos së dimrit bashkë me Rodrigo Bentancur, ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe ka dhënë asistin për golin vendimtar të sulmuesit anglez.

E pamundur të imagjinohej një debutim më i mirë si titullar për suedezin me fanellën e Spurs.

I intervistuar nga Sky Sport pas ndeshjes, mesfushori është kthyer të flasë për muajt e vështirë të kaluar tek Juventus-i:

“Kam vuajtur shumë në muajt e fundit, nuk jam ndier në asnjë moment vetvetja. Ndeshja e parë si titullar në Premier është një emocion i papërshkrueshëm. E kisha të domosdoshme të luaja pa mendime. Kemi vuajtur, por goli në fillim na ka ndihmuar”.

Kulusevski ka dashur të përshëndesë edhe ish-shokët e skuadrës të Juventus-it dhe ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Antonio Conte-n.

“Ndihem shumë mirë me Conte-n, ai do vetëm të fitojë, nëse nuk ia del, nuk është i kënaqur. Është maksimumi. Nëse e dëgjojmë do të shkojmë larg. Një përshëndetje për Juventus-in? I uroj vetëm më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat