Sassuolo poshtëron Interin në 'Giuseppe Meazza'

Futboll

Sassuolo poshtëron Interin në 'Giuseppe Meazza'

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:56
Sassuolo poshtëron Interin në 'Giuseppe Meazza'

Sassuoli si gjithnjë është e papërshtatshme për skuadrat e mëdha në Serie A. 

Kësaj radhe viktimë e tyre është Interi, kampion në fuqi. 

Sassuolo me rezultat 2:0 poshtëron Interin në stadiumin "Giuseppe Meazza".  

Gjithçka u vendosë në 45 minutat e para, me golat e Raspadorit në minutën e 8-të e Scamaccas në atë të 26-tën.

Sassuolo ka mundur të fitojë edhe më thellë, por tërthorësja ia mohoi golin Berardi, i cili goditi nga rreth 17 metra.

Milani kryeson me 56 pikë por ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë.

Sassuolo ngritët në vend të 11-të me 33 pikë pas 26 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat