Në Angli nuk e donte askush

Futboll

Në Angli nuk e donte askush

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:31
Në Angli nuk e donte askush

I mbetur pa ekip që prej verës së kaluar, kur prishi kontratën me Bournemouth, Jack Wilshere ka gjetur një skuadër të re për të vijuar karrierën dhe pas firmës së hedhur dje, sot do të dalë në stërvitje.

Bëhet fjalë për danezët e Aarhus, që i kanë ofruar 30-vjeçarit anglez kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, nëse gjërat do të shkojnë mirë.

“Karriera ime kishte arritur në një pikë, që kishte nevojë për një rinisje nga e para. Jam i bindur që Aarhus është vendi ideal për t’u rinisur, pasi kam nevojë të luaj”, deklaroi Wilshere.

Mesfushori debutoi që në moshë të re me Arsenalin dhe u pa si një nga më të talentuarit, por karriera e tij mori një trajektore të çuditshme, duke ardhur në rënie, deri në pikën që askush në Premier League nuk i ofronte më një kontratë, ndonëse vetëm 30 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat