“Nuk e shikoj vetën larg shtëpisë time”, De Gea mesazh United për rinovimin

Futboll

“Nuk e shikoj vetën larg shtëpisë time”, De Gea mesazh United për rinovimin

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 23:50
David De Gea

Portieri i Manchester United, David De Gea është siguria e portës së djajve të kuq në Premier League. Forma e treguar nga gardiani i portës ka bërë që të jetë një nga pikat kryesore të skuadrës, duke e ndihmuar këtë të fundit edhe të marrë rezultate pozitive për shkak të pritjeve që arrin të bëjë.

31-vjeçari ka kontratë deri më 2023 me “djajtë e Kuq” dhe përfiton rreth 15 milionë euro në sezon, duke qenë një nga lojtarët më të paguar në Premier League, ndërsa mban të veshur fanellën e Manchetser United prej vitit 2011.

Në prononcimin e dhënë për faqen e UEFA-s, gardiani i United  ka dhënë sinjale rinovimi. Të njëjtën dëshirë ka edhe klubi anglez, që së shpejti do të takohet me agjentin Jorge Mendes.

“Tani ndihem sikur jam nga Manchesteri, sinqerisht nuk e shoh veten larg Manchester United. Shtëpia jote është aty ku të duan dhe të mirëpresin. U bënë shumë vite që ndodhem këtu, shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e United edhe për shumë vite të tjera”, deklaroi De Gea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat