Botërori bën lëmsh të gjithë elitën e Europës

Futboll

Botërori bën lëmsh të gjithë elitën e Europës

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:19
Botërori bën lëmsh të gjithë elitën e Europës

Botërori 2022 në Katar ka ndryshuar skedulën e sezonit 2022-2023 të Serisë A.

Tashmë kampionati italian do të fillojë më shpejt se vitet e kaluara.

Sipas medias sportive italiane, “ Gazzetta dello Sport”, liga do të fillojë në datën 13-14 gusht 2022, kurse ndeshja e fundit të kampionatit do të jetë në 4 qershor.

Botërori 2022 do të nisë në datën 21 nëntor, ndërsa Seria A do të ketë një pushim të gjatë që prej datës 13 nëntor deri në 25 dhjetor, kur pritet të përfundojë finalja midis kombëtareve.

Kjo do të jetë periudha më e gjatë që skuadrat italiane do të kenë në vitet e fundit, përveç periudhës pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat