Emri i njohur akuzohet për ngacmim se*sual, i çon mesazh një gruas 

Futboll

Emri i njohur akuzohet për ngacmim se*sual, i çon mesazh një gruas 

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Emri i njohur akuzohet për ngacmim se*sual, i çon mesazh një gruas 

Skandal i ri trondit katër herë kampionin e Evropës!

Pas Mark Overmars, për ngacmim seksual u akuzua edhe ndihmëstrajneri i Ajax-it, legjendari Winston Bogard.

Ndihmëstrajneri thuhet se i dërgoi mesazhe një gruaje anonime të cilën ajo e përshkruan si ngacmim seksual. Ajax ka hetuar të gjithë rastin dhe ka arritur në përfundimin se viktima ka pasoja të rënda psikologjike për shkak të mesazheve të ndihmëstrajnerit.

Mediat holandeze raportojnë se hetimi i Ajax zgjati gjashtë muaj, ata shqyrtuan qindra mesazhe, foto dhe video.

Ish-futbollisti i Ajax-it, Milan-it, Barcelonës dhe Chelsea-t është bërë gjithnjë e më agresiv me kalimin e kohës dhe ka injoruar kërkesat e gruas që i lutej të ndalonte.

Pavarësisht gjithçkaje, ndihmëstrajneri u lejua të vazhdonte punën në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat