Serie A do të konfirmojë zyrtarisht datat për sezonin e ardhshëm

Futboll

Serie A do të konfirmojë zyrtarisht datat për sezonin e ardhshëm

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:57
Serie A do të konfirmojë zyrtarisht datat për sezonin e ardhshëm

Edicioni 2022-23 në Serie A thuhet se do të fillojë më 13-14 gusht me një pushim nga 13 nëntori deri në fillim të janarit për shkak të Kupës së Botës që mbahet këtë vit.

Serie A do të konfirmojë zyrtarisht datat për sezonin e ardhshëm gjatë pushimit të marsit, por sipas raportimeve në Itali, sezoni i ri do të fillojë të shtunën, 13 gusht dhe të dielën 14.

Është të paktën një javë para fillimit të zakonshëm të sezonit, një vendim që duhej marrë për të lënë hapsirë në Kupën e Botës të Katarit nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Serie A do të pushojë nga 13 nëntori deri në fillim të janarit dhe ndeshja e fundit e sezonit do të luhet më 4 qershor. Sipas Calciomercato.com, vendimi është marrë dje (e hënë) gjatë një takimi të Lega Serie A.

Klubet italiane mund të paraqiten në një turne miqësor të luajtur në SHBA gjatë Kupës së Botës.

Shefi ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo, konfirmoi planet për një turne në Amerikë gjatë një interviste me Reuters javën e kaluar.

“Ne duam t’i mbajmë lojtarët tanë në formë duke promovuar veten në një treg që ne e konsiderojmë strategjik”, deklaroi ai.

“Ndeshjet do të planifikohen për të shmangur çdo mbivendosje me kalendarin e Kupës së Botës”.

Italia ende nuk e ka rezervuar vendin e saj për Kupën e Botës. La Nazionale  do të takohet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e play-off-it më 24 mars dhe mund të përballet me Turqinë ose Portugalinë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat