Selektori i ri i Kosovës mbërrin në aeroportin e Prishtinës

Futboll

Selektori i ri i Kosovës mbërrin në aeroportin e Prishtinës

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:28
Selektori i Kosovës mbërrin në aeroportin e Prishtinës

Trajneri francez, Alain Giresse sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës.

Ai u prit nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në orët e fundit është folur shumë se ish-mesfushori i Francës do të ishte tekniku i kombëtares së Kosovës.

Tashmë duket se problemi për trajnerin e ri të kombëtares është zgjidhur dhe shumë shpejt pritet vetëm zyrtarizimi nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat