Kosova bëhet me trajner të ri, zyrtarizohet francezi Alain Giresse

Futboll

Kosova bëhet me trajner të ri, zyrtarizohet francezi Alain Giresse

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 13:17
Giresse: Sa kam qenë selektor i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën

(E plotësuar) - Zbulohet kohëzgjatja e kontratës së selektorit të Kosovës

Kosova është bërë me trajner të ri. Alain Giresse do të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

Në një sot konferencë për media të mbajtur sot, u prezantua trajneri francez.

Ai zbuloi edhe kohëzgjatjen e kontratës. Giresse tha se ka kontratë me Kombëtaren e Kosovës deri në nëntor të vitit 2023.

Kosova ishte pa trajner që nga tetori, kur u largua zvicerani Bernard Challandes.

Giresse emërohet trajner i Kosovës, ky është reagimi i tifo-grupit “Dardanët”

Francezi 69 vjeçar Alain Giresse është zyrtarizuar sot si trajneri më i ri i Kombëtares së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila përmes një konference zyrtare për media bëri të ditur që Giresse e merr drejtimin e Kosovës.

Pasi që u bë zyrtare, me këtë rast ka reaguar edhe tifo-grupi “Dardanët”, të cilët u shprehën optimistë se trajneri i ri e ka vullnetin për të bërë punë të mira me kombëtaren.

“Jemi besimplotë që nuk do të mungojë vullneti për të bërë punë të mira nga trajneri i ri. Kjo etapë nga ai kërkojmë të konsiderohet detyrë me përgjegjësi ndaj miliona futbolldashësve që përkrahin kombëtaren e Kosovën, e jo periudhë kalimtare lehtësuese para pensionimit”, shkruante në postimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

***

Alain Giresse është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.

Zyrtarizimi i tij është bërë të mërkurën në një konferencë për media nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Giresse është pasuesi i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve shumë të dobëta gjatë vitit 2021.

Duke folur për trajnerin e ri, presidenti i FFK së Agim Ademi tha që është shumë i lumtur që Giresse ka pranuar ftesën për ta marrë këtë detyrë, dhe se përvoja e tij si trajner jep siguri për arritjen e objektivave të cilat i ka Kosova.

Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.

Ai po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG dhe Toulouse.

Dy miqësoret e muajit mars, ato ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do të jenë testet e para për francezin në krye të Kosovës.

Giresse: Sa kam qenë selektor i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën 

Kosova sot është bërë me trajner të ri. Alain Giresse do të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, u prezantua trajneri francez.

Ai tregoi se sa ishte pjesë e Senegalit, kishte kërkuar të luanin ndeshje miqësore me Kosovën

“Sa kam qenë selektor i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën në Gjenevë.

Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pas pyetur kundër kujt kemi me lujt.

I kam pasë thënë se e njoh atë vend shumë mire dhe duhet të luajmë”, tha ai.

Kosova ishte pa trajner që nga tetori, kur u largua zvicerani Beranrd Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat