I diskutuar, i kritikuar dhe i fërshëllyer

Futboll

I diskutuar, i kritikuar dhe i fërshëllyer

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Ousmane Dembele

I diskutuar, i kritikuar dhe i fërshëllyer. Megjithatë, Ousmane Dembele duket se ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.

Edhe pse paraqitjet e tij të fundit i kanë transformuar fyerjet fillestare të publikut në duartrokitje për përkushtimin dhe lojën e treguar në ndeshjet e fundit.

Gjithçka me ritë e Xavi-t, i cili ka sqaruar që në fillim se do të ishte sjellë me lojtarin si me gjithë të tjerët pavarësisht asaj që ka ndodhur në merkaton e dimrit me pamundësinë për ta shitur futbollistin dhe mungesën e rinovimit të kontratës.

Kështu ka ndodhur dhe tani, Dembele, sipas Sport.es, mund të bindet që ta rinovojë kontrata.

Qëndrimi i Barcelona-s nuk ka ndryshuar dhe kërkesa për një rrogë shumë më të ulët mbetet e njëjta. Ajo që mund të ketë ndryshuar është dëshira e lojtarit që ndjen besimin e trajnerit dhe mund të pranojë më në fund kushtet e klubit.

Media spanjolle ka saktësuar se rinovimi mbetet i vështirë, por se njëkohësisht, gjithçka është përsëri e hapur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat