Liverpoolit ashtu si i ka hije, tre pikë larg liderit Manchester City 

Futboll

Liverpoolit ashtu si i ka hije, tre pikë larg liderit Manchester City 

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 22:36
Liverpoolit ashtu si i ka hije, tre pikë larg liderit Manchester City 

Liverpoolit ashtu si i ka hije, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 6:0 ndaj Leeds Utd, në takimin e mbetur të javës së 19-të të Premier League.

Tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. 

"Reds-at" treguan lojë shumë të mirë dhe si fryt i kësaj edhe e mbushën portën e rivalit.

Salah shënoi në minutën e 15-të nga penalltia, duke vazhduar serinë e golave Matip (30'), sërish Salah nga penalltia (35'), Mane (80' e 90+1') e van Dijk (90+3').

Liverpooli është në vend të dytë me 60 pikë pas 26 jave, minus tre pikë nga lideri Manchester City dhe Leeds Utd është i 15-ti mi me 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat