UEFA po punon për planin B

Futboll

UEFA po punon për planin B

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:02
UEFA po punon për planin B

UEFA thuhet se po planifikon një sërë planesh emergjente për të vendosur se ku do ta luajë në finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Siç raportohet nga “The Independent”, “Gazprom Arena” në Shën Petersburg, stadiumi 68.000 vendesh i Zenit, mund ta humbasë mundësinë për të pritur ngjarjen më të rëndësishme në futbollin evropian për shkak të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga shpërthimet e fundit në qytetet Odessa dhe Kharkiv.

Pasi ka ndryshuar tashmë vendin e finaleve të edicioneve 2020 dhe 2021, për shkak të pandemisë Covid-19, UEFA mund të detyrohet për një ndryshim të mëtejshëm të planeve. Ajo mund të presë ende fazat e fundit të garës për të parë se cilat ekipe do të mbetet në garë për titull.

Gjithashtu sipas “The Independent”, nëse do të ndodhte një tjetër finale tërësisht angleze, si ajo e vitit të kaluar mes Chelsea dhe Manchester City, do të kishte presion më të madh për ta zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

BE dhe kryeministri anglez, Boris Johnson i janë drejtuar zyrtarisht UEFA-s që ta anulojë Shën Petersburgun si vend të finales së 29 majit: “Nuk duhet të ketë asnjë mundësi për të organizuar finale futbolli në një Rusi që pushton vendet sovrane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat