Blend Baftiu “Ylli i Javës” 

Futboll

Blend Baftiu “Ylli i Javës” 

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Blend Baftiu “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 21-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Ballkani, Blend Baftiu
Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër, derisa tregoi formë të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion.

Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh FC Ballkani që ta ruajë pozitën e parë në renditje në BKT Superligë me 42 pikë.
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e talentuar të FC Ballkani, Blend Baftiu e ndau Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT-së në Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat