Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Futboll

Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:47
Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Barcelona i ka dhuruar vetes një natë futbolli spektakli në Diego Armando Maradona të Napolit, kundër skuadrës së Luciano Spalletti-t. Një fitore 4-2 që ka sjellë kualifikimin e katalanasve në 1/8-at e Europa League.

Por më në përgjithësi, paraqitjet e fundit të blaugranave nën drejtimin e Xavi-t duket se po rikthejnë klubin pak nga pak tek ajo lojë që ka bërë të çmenden tifozët e të gjithë botës në të kaluarën.

Tifozë si Carlos Puyol, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin pas suksesit të Barcelona-s kundër Napoli-t dhe ka pranuar se ka bërë një bast mbi skuadrën e ish-shokut të tij të skuadrës.

“Kur Barcelona ka zgjedhur Xavi-n, unë kam thënë se do të fitonim La Liga-n dhe ka vënë bast me një darkë”, ka shkruar Puyol në Tëitter. “Nuk e di nëse do të duhet ta paguaj, por kjo skuadër do të na argëtojë”.

Tani skuadra katalanase është një nga favoritet për ta fituar Europa League. Për sa i takon kampionatit, rruga është akoma e gjatë me 15 pikë diferencë ndaj Real Madrid-i kryesues edhe pse katalanasit kanë një ndeshje më pak. Të shohim nëse Puyol do ta paguajë ose jo darkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat