Shkëlzen Gashi ka lënë gjurmë në Amerikë

Futboll

Shkëlzen Gashi ka lënë gjurmë në Amerikë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Shkëlzen Gashi ka lënë gjurmë në Amerikë

Elita e futbollit amerikan MLS do të rifillojë sezonin e ri nesër, një sezon që pritet të jetë shumë interesant.

Për tifozët shqiptarë të futbollit vëmendja do të jetë tek klubi Chicago Fire, ku ylli ynë Xherdan Shaqiri iu bashkua javë më parë.

Edhe më parë ka pasur futbollistë shqiptarë në MLS që kanë lënë edhe gjurmë, si rasti i ish-reprezentuesit kuqezi, Shkëlzen Gashi.

Kur jemi një dit para fillimit të kampionatit amerikan BRFootball ka publikuar videon me 10 golat më të mirë të sezonit në 10 vitet e fundit në MLS.

Gola të jashtëzakonshëm janë shënuar si nga Zlatan Ibrahimoviq, Obafemi Martins e Shkëlzen Gashi.

Ish-reprezentuesi shqiptar kishte realizuar një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, ku në vitin 2018 ishte zgjedhur si më i miri i sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat