Abramovich i padëshiruar, Chelsea në shitje për 1.9 miliardë!

Futboll

Abramovich i padëshiruar, Chelsea në shitje për 1.9 miliardë!

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Abramovich i padëshiruar, Chelsea në shitje për 1.9 miliardë!

Roman Abramovich nuk është në listën e oligarkëve rusë që ju nënshtrohen sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Gjithsesi në Londër kanë nisur të qarkullojnë zërat se situata aktuale mund ta detyrojë manjatin të shesë Chelsean, xhevahirin e kurorës së sipërmarjeve që Abramovich bleu në 2003 duke e transformuar në një nga fuqitë e futbollit botëror.

Çmimi i klubit vlerësohet të paktën 1.9 miliardë euro.

Sipas agjensisë amerikane Bloomberg, klubi i Stamford Bridge ka marrë tanimë një ofertë këtë muaj, dhe është në qendër të vëmendjes së investitorëve dhe fondeve të investimeve. Nëse blutë do të detyrohen të ndryshojnë pronësi, do të ishte një operacion i paprecedentë në futbollin europian, si për koston, ashtu edhe për sanksionet e mundshme që mund të pas sjellë blerja e klubit.

Abramovich, 55 vjeccar ka qenë argument i një diskutimi parlamentar që kur precipitoi situata në Ukrainë, me deputetin Chris Bryant që deklaroi se qeveria e Boris Johnson nuk duhet t’i lejojë oligarkut që të jetë pronar i një klubi në Angli. Abramovich pretendon se i ka reduktuar prej kohësh lidhjet e tij me qeverinë ruse dhe e ka zhvendosur rezidencën e tij nga Anglia në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat