Juventusi monitoron talentin e Shqipërisë U21

Futboll

Juventusi monitoron talentin e Shqipërisë U21

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:28
Juventusi monitoron talentin e Shqipërisë U21

Empoli është pengesa e radhës e Juventusit në kampionat. Fitorja është alternativa e vetme për bardhezinjtë në transfertën toskane, ndeshje që do të luhet sot në orën 18:05.

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani pritet ta nisin si titullarë këtë takim për ekipin vendas. Mediet italiane raportojnë se drejtuesit e Juventusit do të monitorojnë nga afër dy lojtarë.

Ata janë Asllani, mesfushori i talentuar i Shqipërisë U21 dhe Mattia Viti, qendërmbrojtësi 20-vjeçar. Asllani ka fituar një post në formacionin e Empolit, dhe po zhvillon performanca të mira.

Karakteristikat e 19-vjeçarit nga Elbasani pëlqehen shumë nga rekordmenët e futbollit italian, që sot do të kenë mundësinë të shohin nga afër potencialin e tij.

Asllani ka zhvilluar 14 ndeshje mes Serie A dhe Kupës së Italisë me Empolin, që renditet në mes të tabelës dhe përballë ekipit të Allegrit do të tentojë të sigurojë një rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat