Ende nuk ka ndonjë kontakt zyrtar

Futboll

Ende nuk ka ndonjë kontakt zyrtar

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:34
Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne tashmë dihet se në mbarim të sezonit do të transferohet zyrtarisht te Toronto.

Klubi italian po fillon të mendojë që tashi për një lojtar i cili do të ishte i aftë për të mbuluar repartin dhe krahun e Insigne. Sipas “Calciomercato”, Napoli ka piketuar talentin brazilian, Anthony.

Djaloshi 22-vjeçar është duke mahnitur evropën me performancën e tij të jashtëzakonshme që po kalon me klubin holandez të Ajax.

Ende nuk ka ndonjë kontakt zyrtar midis dy klubeve por Napoli është duke shikuar mundësinë e një tentative të mundshme për Anthony edhe pse konkurrenca do të jetë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat