Shkupi thellon epërsinë në krye, Shkëndija dështon

Futboll

Shkupi thellon epërsinë në krye, Shkëndija dështon

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:53
Shkupi thellon epërsinë në krye, Shkëndija dështon

Shkupi shfrytëzon dështimin e Shkëndijes dhe thellon epërsinë në krye të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkupjanët shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Tikveshit.

Për Shkupin shënuan Da Silva Inasio (41′), Adetunji (57′ - nga penalltia e 86′) dhe për Tikveshin Llazarov (77′), Hroba 88′). 

Pas 21 jave, Shkupi kryeson me 51 pikë, ka dhjetë më shumë se Shkëndija në pozitën e dytë. 

Shkëndija si vendas dështon, luan baras (0:0) me Akademia Pandev. Pelisteri – Renova u shty për më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat