Keane: Simeone do të ishte trajner ideal për skuadrën angleze

Futboll

Keane: Simeone do të ishte trajner ideal për skuadrën angleze

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:31
Leane: Simeone do të ishte trajner ideal për skuadrën angleze

Legjenda Roy Keane, ka këshilluar drejtuesit e Manchester Unitedit që ta emërojë Diego Simeonen trajner të ri të ‘Djajve të Kuq`.

Simeone duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën në krye të skuadrës madilene.

Drejtuesit e Unitedit, janë në kërkim të një trajneri të ri pasi që Ralf Rangnick është trajner i përkohshëm i skuadrës nga ‘Old Traffordi”.

Sipas medieve angleze, Keane ka këshilluar krerët e Unitedit që “Diego Simeonen ta emërojë trajner të ri të Manchester Unitedit”.

Sipas Keane, Simeone do të ishte trajner ideal për skuadrën angleze.

Ndryshe, kandidat për trajner të ri të Unitedit është edhe Mauricio Pochettino, i cili më gjasë, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat