Trajneri i Shkupit: Fitore e merituar nga ana jonë

Futboll

Trajneri i Shkupit: Fitore e merituar nga ana jonë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:58
Trajneri i Shkupit: Fitore e merituar nga ana jonë

Ndeshja e xhiros së 21-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi – Tikvesh e zhvilluar sot në Çair, përfundoi me rezultatin 3:2 për skuadrën shkupjane.

Në deklaratë për faqen e klubit kryetrajneri Goce Sedlloski u shpreh i lumtur me fitoren dhe tre pikët e fituara: 

“Sigurisht ishte një ndeshje e vështirë dhe sfiduese për ne edhe pse kishim epërsi minimale ne krijuam shumë mundësi në pjesën e parë dhe ju thash djemve në zhveshtore që duhet të jemi më të saktë para portës së kundërshtarit dhe atë e realizuan duke shënuar golin e radhës.

Ishte një lloj pa kujdesi nga ana jonë kur pranuam atë gol, nuk duhej të lejojmë në të ardhmen të pranojmë aq lehtë gola nga skuadrat kundërshtare. Fitore e merituar nga ana jonë dhe jam i lumtur me tre pikët e fituara, pasi që këto fitore bëjnë diferencën në kampionat. I uroj djelmoshave për punën dhe sakrificën që treguan sot”.

Me këtë fitore FC SHKUPI vazhdon të qëndroj lider i tabelës me 51 pikë të grumbulluara, 10 më shumë vendi i dytë, KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat